Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, priti sot ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e cila zgjodhi që një nga vizitat e para të saj ta kishte pikërisht në këtë institucion. Disa nga detajet e këtij takimi janë përcjellë nga ministrja Gjonaj, e cila në postimet e saj në rrjetet sociale ndër të tjera nënvizon se fokusi ishte reforma në drejtësi.

“Sot kisha kënaqësinë të mirëprisja në Ministrinë e Drejtësisë, Ambasadoren e re të SHBA-së SH.S.Znj. Yuri Kim.?????Në një bisedë shumë të ngrohtë dhe konstruktive fokusi ishte te Reforma në Drejtësi. ⚖ Drejtësia është një ndër prioritetet më të rëndësishme dhe për këtë Ambasadorja Yuri Kim shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e saj për vijimin e zbatimit të kesaj reforme”, shkruan Gjonaj.