Ditët e fundit mediat e huaja raportuan se Rihanna është ndarë nga miliarderi arab, Hassan Jameel pas 3 vitesh së bashku. Revista “People” ka zbuluar edhe arsyen pse çifti i dhanë fund lidhjes. Një burim pranë tyre tha: “Jetët e tyre ishin shumë të ndryshme dhe e kishin të vështirë ta vazhdonin lidhjen”. Hassan Jameel është një biznesmen nga Arabia Saudite ndërsa Rihanna një këngëtare që zotëron edhe dy marka mode.Në një intervistë vitin e kaluar, Rihanna tregoi se pasi u lidh me Hassanin, i duhej të gjente një balancë mes punës dhe jetës private.

“Kam kuptuar që duhet të gjej kohë për veten sepse shëndeti mendor varet nga kjo. Nëse nuk je e lumtur, nuk do jesh e lumtur edhe po bëre gjërat që do të bësh. Qëllimi im është karriera dhe duhet të më bëjë të ndihem e lumtur. Kur hyra në një lidhje, duhet të bëja gjithë kohës llogaritje. Madje në kalendar kam shënuar ditët që kam vendosur t’i kem pushim”, tregoi Rihanna.