Paul Burrell, një ish-shërbëtor i Princeshës Diana, ka zbuluar një letër pri vate që nuk është publikuar më parë. Fjalët janë veçanërisht domethënëse në vazhdën e konf likteve të raportuara midis Princit Harry, Princit William dhe Princit Charles, pasi Harry dhe Meghan Markle papritur hoqën dorë nga Familja Mbretërore.
“Unë i dua djemtë dhe shpresoj që farat e mbjella të rriten dhe të sjellin for cën, njohurinë dhe stabilitetin që është i nevojshëm”, thuhet në një fragment të publikuar. Burrell shpjegoi edhe arsyen se përse po e bënte publik mesazhin tani: “Janë fjalët e një dashurie të pakushtëzuar të një nëne dhe janë po aq të rëndësishme sot, sa ishin kur ajo i shkruajti ato mbi 24 vjet më parë”.
Dhe në fakt, Harry duket se ka një ndikim mjaft të madh nga nëna e tij. Ai i është referuar asaj dhe vde kjes së saj në mënyrë specifike në një fjalim të fun dit ku shpjegoi se pse po tërhiqet. Harry është shprehur se mania e paparacëve dhe mediave britanike për familjen e tij, i kujton atë që ndodhi me nënën e tij, dhe tha se ai po tërhiqet për të mbrojtur familjen.