Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se partia social-demokrate në Kroaci po shkon drejt një fitoreje të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale.

Me një shënim në Twitter, Balla shkruan se ata janë më lartë sipas sondazheve, ndërsa publikon edhe një foto nga rezultati.

Sot në Kroaci u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku rreth 3,8 milionë qytetarë me të drejtë vote, zgjodhën sot ndërmjet presidentes aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe ish-kryeministrit Zoran Milanoviç.

“Mbështetje për miqtë tanë social-demokratë në zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Në jemi me forcat progresive që garojnë në zgjedhje.

Forcat progresive në vend po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme, pasi sondazhet tregojnë fitoren e kandidatit për president Zoran Milanoviç.”, shkruan Balla.