Tregu elektrik “Ali Demi” në Tiranë nuk ishte në shërbim të blerësve këtë të premte. Tregtarët po largonin produktet, pasi do të zhvendosen në Shkozë. Të pranishëm gjatë këtij aksioni ishin dhe forcat e policisë e punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Bashkia e Tiranës ka njoftuar të gjithë subjektet tregtare të kësaj zone, një muaj para se ku do të ushtrojnë aktivitetin e tyre, për shkak të projektit për rikualifikimin urban.
“Tani jemi rregulluar këtu afër te pallati, do bëhet më mirë. Edhe jemi të kënaqur nga Bashkia se nuk na ka ngacmuar, na kanë ndihmuar me sistemimin”, shprehet shitësi. Kur ju lajmëroi bashkia që duhet të largoheshit? “1 muaj para… na sollën dhe letrat pastaj. Jo jemi koshient, nuk kemi problem”. Pozitiv ndaj zhvillimit të zonës në një lulishte, janë edhe banorët e këtij komuniteti, të cilët prej vitesh shqetësoheshin nga ambjenti i rënduar si pasojë e tregut elektrik. “Shyqyr, të pastrohet këtu, iu erdhi radha dhe këtyre”. “Këtu është ç’të të them unë, pisllëk dynjaja”. “Trotuari i zënë, s’kishim nga kalonim”. “Gjëja më e mirë që bëhet, e për infrastrukturë e për të gjitha”. “dukej si një rrëmujë e madhe, por ishalla bëhet diçka e mirë për ne qytetarët”.
“Më duket shumë mirë se unë vetë kam punuar këtu e kuadër kam qenë, por mirë është që e heqin se plot mbeturina… dhe pallatet çlirohen” , shprehen banorët.