Inter është shumë pranë goditjes së madhe në merkaton e dimrit. Klubi zikaltër ka dëgjuar thirrjen e Antonio Conte pas barazimit kundër Atalantës, duke përshpejtuar tratativat që do të sjellin në Serie A, Kristian Eriksen. Mediat italiane zbulojnë edhe detajet financiare, që i janë propozuar dhe pranuar nga futbollisti danez, që do të largohet nga Tottenham.
Inter është gati të shpenzojë deri në 25 milion euro për kartonin e tij. Vetë Eriksen do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të fitojë 7.5 milion euro në sezon plus bonuset. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, palët janë në detajet e fundit dhe marrëveshja është vetëm çështje orësh.