Juventusi ka kompletuar transferimin e Dejan Kulusevskit nga Atalanta, por lojtari do të qëndrojë në huazim te Parma.
Mesfushori 19-vjeçar ka nënshkruar kontratë që e mban te “Zonja e Vjetër” deri më 2024.
Në njoftimin e klubit është konfirmuar se transferimi i tij i ka kushtuar Juventusit 35 milionë euro plus nëntë të tjera në formë bonusesh. Atalanta e kishte transferuar këtë futbollist kur ai ishte vetëm 16-vjeçar, më 2016, nga Bromma për 165 mijë euro.
Në sezonin aktual, Kulusevski ka realizuar katër gola e ka asistuar shtatë herë në 17 paraqitje për Parman në Serie A.