Pas Susos që u larguar drejt Sevillës, një tjetër sulmues braktis Milanit. Krzysztof Piatek është zyrtarizuar si futbollist i Hertha Berlin. Polaku firmosi për 5 vite e gjysmë me gjermanët, që e morën lojtarin për shifrën e 27 milionë eurove. Një lëvizje tepër e zgjuar kjo nga ana e kuqezinjve, që pak muaj më parë paguan 34 milionë euro në arkat e Genoas. Nga ana tjetër, Piatek do të përfitojë dyfishin e pagës, rreth 4 milionë euro në sezon.
Kuqezinjtë kanë qënë një ndër skuadrat më aktive në këtë merkato janari, ku përveçse Piatek e Suso kanë larguar edhe futbollistë si Pepe Reina dhe Fabio Borini. Ndërkohë, Milan ka futur dorën në xhep për të marrë Zlatan Ibrahimovic.