Një çift amerikan kishte planifikuar të kishte vetëm disa fëmijë, por ata nuk e dinin se “disa” do të kthehej më vonë në numrin dhjetë.Cassanda, 32 vjeç, dhe Jacob Morrise, 35 vjeç, nga Juta, SHBA, duke qeshur kujtojnë se kur ishin të rinj mendonin të kishin vetëm dy fëmijë. Por kur arritën të kishin nëntë fëmijë, kuptuan se familja e tyre nuk do të ishte e plotë, nëse nuk do të lindte fëmija i tyre i dhjetë në korrik të vitit të kaluar. Çifti ka lindur 9 djem dhe 1 vajzë.Jacob është sipërmarrës dhe ka një biznes që shet mobilje për shtëpi, ndërsa Cassanda është shtëpiake, e cila kujdeset për fëmijët.
“Në fund të ditës ne jemi thjesht disa prindër normalë me dhjetë fëmijë. Po, fakti që kemi dhjetë na bën më pak normal, por ne i duam secilin prej tyre njëlloj. Disa njerëz na thonë që jemi të papërgjegjshëm pse kemi bërë ka shumë fëmijë, por nuk i dëgjojmë komentet,” shprehet Jacob.Rritja e Steven 10 vjeç, Christopher nëntë vjeç, binjakët William dhe Ryan shtatë vjeç, binjakët Spencer dhe Max pesë vjeç, Thomas katër vjeç, Henry tre vjeç, Lily një vjeç dhe Peter gjashtë muajsh, kanë bërë që Cassanda të ketë një përvojë të madhe në rritjen e fëmijëve dhe kështu është e aftë për t’i dhënë këshilla të mira prindërve të tjerë.
“Të jesh pjesë e një familje kaq të madhe është në të vërtetë një përgatitje e mirë për fëmijët, pasi ata duhet të mësojnë se si të jenë më tolerantë. Në fakt fëmijët tanë janë shumë të sjellshëm dhe të mirë,” thotë Cassanda.Ajo ka një blog dhe ofron këshilla për prindërit e tjerë dhe nëpërmjet blogut mund të ruajë të gjitha kujtimet.Jacob dhe Cassanda u takuan në universitetin Brigham Young në Idaho në janar të 2008. Ata u lidhën në gusht të të njëjtit vit dhe kaq shumë fëmijë nuk ishin në planin e tyre fillestar.
“Cassanda kishte 7 motra dhe unë 5 vëllezër, ne vinim nga familje të mëdha gjithashtu,” tha Jakobi.Pas lindjes së dy djemve të parë, ata mendonin se ishin të plotësuar, por mbetën të befasuar kur Cassana mbeti shtatzëne me binjakët e parë.
“Ne kishin në gjen binjakët, por nuk e kishim menduar kurrë se do të na bekonte zoti dy herë me binjakë. Më duhet ta pranoj që disa herë kam arritur në pikën ku kam thënë “nuk mundëm më”, por vështirësia na u kthye në forcë dhe menduam se nuk kishim nevojë për një zgjidhje magjike, mjaftonte dashuria që fëmijët tanë na falnin,” shprehet ajo.Pas lindjes së tetë djemve ata morën vesh se do të sillnin në jetë një vajzë, e cila pa dyshim do të jetë një vajzë shumë e përkëdhelur nga vllezërit e saj.
“Ne ishim shumë të entuziazmuar se do të kishim një vajzë. Sapo morëm vesh gjininë shkuam menjëherë nëpër dyqane për të blerë veshje për vogëlushen tonë. Unë isha shumë i lumtur dhe nuk ndaloja së qeshuri, ndërsa Casanda ishte shumë e lumtur dhe nuk ndalonte së qari,” shprehet Jacob.Ndërsa djali i tyre i vogël erdhi në një moment që çifti mendonte se 9 fëmijë ishin mjaftueshëm për ta, por Peteri i vogël i surprizoi.
Duke qenë pjesë e një familje prej 12 vetash çifti duhet të ketë aftësi shumë të mira diplomatike.“Kur ke 10 fëmijë është e pamundur të bësh gjithçka. Ne jetojmë shumë thjeshte dhe shpesh herë mendojmë, “nëse nuk bëjmë gjërat që mundemi, bëjmë gjërat që duhemi” , kaq thjeshtë,” shprehet Jakobi.
Kjo këshillë vlen dhe për ata që ndjekin blogun e tyre.
“Unë shkruaj shumë këshilla se si të drejtoni një familje më kaq shumë fëmijë. Kur vjen puna për tek ushqimi, mua më pëlqen të organizoj një plan mujor për çdo vakt, kështu që të gjithë e dinë se çfarë do të konsumojnë paraprakisht. Fatmirësisht fëmijët tanë nuk janë të bezdisshëm dhe nuk kanë alergji, kështu që koha e ushqimit nuk është një problem në shtëpinë tonë,” tregon Cassanda.
Gjithashtu fëmijët më të mëdhenj janë edukuar nga Cassanda dhe Jacob që të bëjnë vetë punët e tyre, duke ndihmuar kështu prindërit.Por ata edhe argëtohen të gjithë së bashku. Zakonisht ata shkojnë në park të gjithë bashku, shkojnë në muze, shkojnë në udhëtime në vende të ndryshme dhe në fund të ditës të gjithë i dinë vendet e tyre në tavolinën e ngrënies.Pavarësisht vështirësive çifti është shumë i lumtur. Jacob thotë që të kesh familje të madhe është shumë argëtuese dhe ka shumë dashuri kudo në shtëpi.“Jemi të lumtur të dimë se fëmijët tanë do të kenë njerëz për t’i dashur dhe për t’i mbështetur ata gjatë gjithë jetës së tyre,” shprehet ai./Daily Mail-SI/