Shën Valentini, festa e të dashuruarve, do të vijë ndryshe në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve edhe në kuadër të 100-vjetorit si kryeqytet.

“Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit do jetë qendra e organizimeve, Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vet me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe. Të gjithë të apasionuarit do të gjejnë tek Bashkia edhe logon e qytetit për këtë vit vërtet të veçantë”, njofton Bashkia.