Mario Balotelli është viktimë e një kërcënimi. Prokuroria e Vicenza mbylli hetimet për një 18-vjeçare, që kërcënonte sulmuesin e Breschia, sipas së cilës ai ka pasur marrëdhënie me një minorene.Pas raportit, sipas asaj që raporton ‘Giornale di Vicenza’, e reja i kishte kërkuar 100 mijë euro Balotellit, që në atë kohë luante me Nizzan, në Francë, në të kundërt do e denonconte për përdhunim.

Në kohën kur kishte pasur marrëdhënie me Super Marion vajza ishte 17 vjeç, por lojtarit i kishte thënë që ishte maxhorene. Avokati i saj kishte kontaktuar edhe me të përjavshmen ‘Chi’ për të shitur lajmin.Balotelli nuk iu dorëzuar shantazhit dhe ka bërë denoncim në polici.