“Air Albania Stadium” ka “bekuar” kampionatin shqiptar. Pavarësisht polemikave dhe dyshimeve që ka prodhuar ndërtimi i këtij stadiumi, skuadrat e Superligës po e shijojnë. Deri tani në këtë impiant gjigant janë luajtur derbi Partizani-Tirana, ndeshja Kukësi-Partizani dhe dje Tirana-Teuta. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport janë diskutuar të ardhurat e grumbulluara prej shitjes së biletave dhe shifrat janë premtuese.
Rekordin e mban derbi i kryeqytetit me rreth 190 milionë lekë të vjetra me mbi 18 mijë spektatorë. Kjo është një shifër rekord. Takimi i djeshëm u ndoq nga 5600 spektatorë dhe gjithsej u arkëtuan 40 milionë lekë të vjetra. Në ndeshhjen Kukësi-Partizani u shitën rreth 4500 bileta dhe u fituan 34 milionë lekë të vjetra. Gjithsej, pra, në 3 ndeshje janë arkëtuar 260 milionë lekë të vjetra.