Vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, pak kohë më parë kaloi me sukses një operacion që kishte si qëllim përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Pas kthimit nga Siria, ku kishte qëndruar në kampin Al Hol, Alvin e kishte të nevojshëm operacionin. Tashmë gjendja e tij është e mirë dhe 3 muaj pasi ka dalë nga kampi i ferrit ai duket shumë ndryshe.

Vogëlushi ka shtuar disa kile më shumë dhe në fytyrën e tij shihet qartë lumturia. Alvinit i shkëlqejnë sytë dhe pas 5 vitesh të vështira më në fund po kalon ditë si të gjithë fëmijët e tjerë. Historia e Alvin Berishës u bë publike disa muaj më parë, pasi i ati kërkonte kthimin e të birit në Itali.

Alvin ishte marrë nga e ëma drejt kampit Al Hol dhe pas një shpërthimi ajo kishte ndërruar jetë, ndërsa Alvin për fat të mirë mundi të shpëtojë. Ai u bashku me familjen tij në nëntor të vitit që lamë pas.