Çifti i njohur i showbizit, Joe Jonas dhe Sophie Turner do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e kanë bërë të ditur të afërm të çiftit të cilët kanë konfirmuar për “Just Jared”, se aktorja e “Games of Thrones”, Sohpie Turner është shtatzënë.

Çifti kanë vendosur ta shijojnë në privatësi këtë periudhë, por të afërmit ja kanë prishur planin duke e bërë lajmin e ëmbël publik. Joe dhe Sophie u martuan në maj të vitit të kaluar me një dasmë shumë private në Las Vegas.