Raportimi duhet të vazhdojë edhe nëse stuhia “Ciara” është duke treguar “anën e saj më të keqe”. Kështu mund të përshkruhet pamjet e paraqitura nga Daily Mail, në të cilën shihet një gazetar i medias lokale ITV Scotland, gjersa ishte duke raportuar live, u përballur me erëra të fuqishme të shoqëruara dhe me reshje dëbore

Sidoqoftë reporteri Peter Smith vazhdonte ende të raportonte duke “shpërfillur” kushtet e vështira amosferike. Me ujin që rrëshqiste në hundën e tij, Smith është parë duke u thënë shikuesve se: “Kemi parë një dimër skocez vetëm në një ditë” me vetëtima, shi dhe dëborë – që të gjitha për një ditë. Gjithsesi këto pamje kanë nxitur një valë reagimesh në media sociale. Por një koment është përkufizuar si më “thumbuesi” nga meidat e huaja “A mos dëshironi ta mbysni?”, shkruan një nga komentuesit.