Zlatan Ibrahimovic është pyetur nëse Interi mund ta fitojë Scudetton.

Ylli suedez bëri një asistim dhe shënoi një gol në pjesën e parë të cilën Milan e mbylli me avantazh 2-0.

Por, Nerazzurrët u rikthyen fuqishëm duke përmbysur rezultatin në fraksionin e dytë të lojës dhe arritur fitoren e madhe me shifrat 4-2.

“Në pjesën e parë ishim gati perfekt, por në të dytën u zhdukëm nga fusha”, deklaroi Ibrahimovic pas ndeshjes.

Ai u pyet edhe për shanset e Interit për të fituar Scudetton tani që është barazuar me pikë me Juventusin në krye të Serisë A.

A mundet Inter ta fitojë Scudetton? “Jo”, ishte përgjigja e shkurtër dhe e prerë nga ish futbollisti i Interit.