Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në fjalën e saj përpara simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës deklaroi se Edi Rama është koka e krimit të organizuar, ndërsa shtoi se ndërkombëtarët mbyllin sytë para shkeljeve të Kushtetutës.
“Ndërkombëtarët mbyllin sytë. Ndërkombëtarët nuk flasin për shkeljet e Kushtetutës. A mund të më thonë ndërkombëtarët se ku është Kushtetuta sot? Një popull që nuk ka Kushtetutën, sigurisht që e bën vetë. Edi Rama shet dhe blen median. Rama është koka e krimit të organizuar. Ne si LSI do të çlirojmë ekonominë nga kapja e oligarkëve. Ne do të rrisim pagat, do krijojmë mundësinë për rininë, ne do bëjmë gjithçka që Shqipëria të jetë si një vend europian. Unë asnjëherë nuk kam qenë në pushtet dhe kjo më ka bërë që të jem e lirë”, tha Kryemadhi.
Monika Kryemadhi theksoi se Edi Rama ka vrarë punësimin, duke bërë që shqiptarët të jenë të pashpresë.
“Edi Rama nuk ka ndërmend të punësojë shqiptarët për rindërtim, por do të paguajë të huajt që të marrin paratë që u dhanë për shqiptarët. Vetëm një njeri si Edi Rama mund t’ua bëjë këtë gjëmë vendit. Të gjithë e dimë se Rama tha se do të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. Jo vetëm që nuk hapi 300 mijë vende pune, por vrau edhe 300 mijë vende punësh. Edi Ramës mund t’i thuhet vrasës i punësimit. Edi Rama bëri që të rinjtë ose të pranojnë që të punojnë nëpër kanabis ose të ikin. Faturat e dritave dhe të ujit sa vijnë dhe rriten:, u shpreh Kryemadhi.
Më tej, Kryemadhi vlerësoi se ajo ndryshon nga Edi Rama, për shkak se Rama nuk do as PS-në dhe as Shqipërinë.
“Familja shqiptare po përjeton një krizë të paparë. Ka ikur rinia dhekanë mbetur vetëm pensionistët. Do kemi një Shqipëri pa mjekë, pa inxhinierë, pa arkitektë, pa ndërtuar, pa asgjë, që do jetë vetëm tokë e djerrun. Zgjidhja është tek vullneti i mirë politik. Djegia e mandateve tona ishte për t’ju thënë shqiptarëve se politikanët këtu nuk janë njësoj. Unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën. S’jam njësoj me të në dashurinë ndaj familjarëve të mi, në dashurinë ndaj kombit dhe të partisë sime. Rama nuk e do Partinë Socialiste. Socialistët e vërtetë kanë ulur kokën të turpëruar. Dua të kem nipër e mbesa në Shqipëri, sepse Shqipëria është vend i bukur. Parlamenti është aty, ardhur nga paratë e trafikut të dr ogës”, vlerësoi Kryemadhi.