Këshilli i Ministrave emëroi 2 zëvendësministret e reja në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë pas dorëheqjes së Erion Luçit dhe Elton Haxhit. Në mbledhjen e radhës u emëruan në detyrën e zëvendësministres së Financave Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero.
Zonja Vjero më herët ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve dhe më pas të Autoritetit Rrugor Shqiptar, nga ku u dorëhoq pak muaj më parë. Ndërsa Adela Xhemali drejtonte Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.