Verën e vitit 2018 Chelsea mori në “Stamford Bridge” për 57 milionë euro Jorghinon. Mesfushori ishte një kërkesë e trajnerit të bluve në atë kohë Maurizio Sarrit. Ky i fundit kishte punuar me brazilianin te Napoli dhe e vlerësonte shumë brazilianin.
Tashmë, që prej këtij sezoni Sarri është pjesë e Juventusit, ndërsa Jorghino vijon karrierën te Chelsea. Gjithsesi, duket se një ribashkim mes të dyve mund të jetë i mundur në verë. Diçka të tillë e thotë agjenti i Jorginhos, Joao Santos, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi për “Tuttomercato” u shpreh:
“Ribashkim me Sarrin? Pse jo?! Jam i sigurt që do të vijnë oferta të mira. Sidoqoftë, Jorghino është i përqendruar për momentin te Chelsea dhe qëllimi i tij tani është që të jetë në formë sa më të mirë në verë, pasi do të luajë në Europian, ku nga Italia pritet shumë këtë vit.”