Rruga Kardhiq-Delvinë, një aks strategjik, i cili do të ndikojë në rritjen e ekonomisë dhe turizmit të të gjithë zonës, ka hyrë në një fazë intensive ku po punohet me ritme të shpejta për përfundimin e saj. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, (ARRSH) Ergys Verdho inspektoi sot punimet në këtë aks. Sipas tij, punimet në rrugën në Kardhiq-Delvinë Loti 4, vazhdojnë me ritme të larta dhe aktualisht është kryer 50% vëllimit të punimeve.

“Po vijohet, -tha ai,- me punimet për realizimin e trupit të rrugës për ndërtimin e mureve mbajtëse dhe dy urave me qëllim realizimin e plotë të veprës sipas grafikut të punimeve parashikuar në kontratë”.