Arben Dërhemi është një prej personazheve të dashur të filmit e teatrit. Roli i tij si Flori në telenovelën e parë shqiptare, e shndërroi atë jo vetëm në një aktor shumë të njohur, por edhe në të preferuarin e publikut. Por siç dhe duket gjërat nga ana shëndetsore nuk po shkojnë mirë për aktorin.

Këtë gjë e ka bërë vetë të ditur së fundmi aktori në llogarinë e tij në Instagram, ku ka publikuar një foto nga shtrati i spitalit duke na lajmëruar se tani gjithçka ka kaluar dhe ai famirësisht është mirë. Nuk dihet çfarë ndërhyrjeje i është nënshtruar aktori, por e rëndësishme është që çdo gjë ka shkuar mjaft mirë.