Rritja e numrit të të vdek urve dhe të infektuarve nga koronavirusi në Itali, ka sjellë reagimin e Ambasadës Shqiptare në Romë, ku fton shtetasit shqiptarë të ndjekin dhe respektojnë masat e urdhëruara nga autoritete italiane. Ambasada Shqiptare në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari ftojnë qytetarët që të mos paraqiten në këto zyra deri në një njoftim të dytë për të mbrojtur veten dhe stafin.

‘Për sigurinë e qytetarëve që marrin shërbime konsullore dhe stafit të i bëjmë thirrje shqiptarëve që banojnë në zonat e izoluara për shkak të emergjencës nga përhapja e koronavirusit të mos paraqiten në Konsullatë deri në një tjetër njoftim dhe të zbatojnë rregullat e autoritetet’, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

Vetizolimi, shmangia e ambienteve të populluara dhe një higjienë e mirë janë disa nga këshillat që autoritetet kanë shpërndarë në mënyrë që të ruajnë veten dhe personat e tjerë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit vde kjeprurës.