Ambasadori italian, Fabrizio Bucci, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, i pari dypalësh pas marrjes së detyrës nga diplomati në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur vetëm Bucci, i cili pas takimit ka treguar përshtypjet në rrjetet sociale, ku duket se përveç asaj që është diskutuar një rëndësi ka edhe ndërtesa në të cilën qwndroi bashkw me Sejkon përreth një orë.

“Takim i gjatë e i frytshëm me Guvernatorin Sejko brenda një ndërtese të shkëlqyer, simbol i ndikimit të arkitekturës italiane në Tiranë midis së shkuarës, së tashmes e së ardhmes, shkruan ambasadori i Italisë.