Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar këtë të martë në selinë e PD ku ka nisur një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Basha takoi sot edhe kreun e PE, Sassoli dhe delegacionin e KiE.

Ambasadorja amerikane është në turin e saj të takimeve me zyrtarë e politikanë të lartë në vendin tonë, në ditët e saj të para të punës në Shqipëri.