Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka prezantuar sot paketën anti-KÇK, që do të zbresë nesër në terren.

“Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK dhe Byrosë së Hetimit. Nga Janari ka hyrë në fuqi akti normativ për gjurmimin e pasurive. Njësia do të jetë në varësi të drejtorit të përgjithshëm. Punonjësit janë të kualifikuar dhe të përzgjedhur me kujdes.

Një pjesë e tyre lëviznin lirshëm dhe gëzojnë pasuri marramendëse. Kjo histori nuk mund të vijojë më kështu, duhet ta provojnë që pronat, mjetet dhe llogaritë kanë pasuri të paligjshme. Do të duhet ta provojnë ata burimin e paligjshëm të pasurisë së tyre. Rrethi është zgjedhur edhe te familjarët që bëjnë mbulesa për të humbur gjurmët. Të përgatiten se do të japin llogari. Paratë do të shkojnë në favor të shtetit. Për të përmbushjen e këtij prioriteti jemi të përgatitur për luftën me cdo lloj çmimi. Do ua bëjmë të parehatshëm atdheun kriminelëve” tha ai.