Efektivët e OFL-së, Operacionit Forca e Ligjit, zbresin nga sot në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të miratuar për nga Qeveria për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për kr im të organizuar. Rreth 250 subjekte pritet t’i nënshtrohen hetimeve dhe verifikimeve, në zbatim të paketës anti-KÇK. Në fokus do të jetë goditja e grupeve kriminale apo individëve, që janë hetuar dhe dënuar më parë, por pasuria e tyre nuk është verifikuar se si është arritur. Sipas aktit normativ, të piketuarit janë kryesisht individë që dyshohet se kanë kryer aktivitete kriminale të drogës, prostitucionit dhe evazionit fiskal. Në sitë do jenë kompanitë të cilat shtrihen kryesisht në fushën e ndërtimit, dhe disa prej shërbimeve për qytetarët. Nga Verifikimet paraprake dyshohet se pronarë të këtyre subjekteve janë pronarë fiktivë, të moshuar e adoleshentë, të cilët janë milionerë por nuk justifikojnë burimet e ligjshme për këta investime. Goditjet e para kjo njësi speciale e përbërë nga 50 oficerë do t’i nisë nga qytetet si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Elbasani, Fier dhe Korça, qytete me potencial krimi.

Sot parashikohet që të shpërndahen formularët e parë për personat të cilët struktura e OLF-së ka dyshime se kanë vendosur pasurinë nga krimi. Procesi mbi vërtetimin e dyshimeve për një pasuri mbyllet në harkun kohor të 30 ditëve. Gjithçka do të nisë me një formular që struktura e re do u dërgojë kriminelëve brenda apo jashtë burgut për të justifikuar pasurinë. Më pas ky formular i dërgohet SPAK-ut që duhet të shprehet për 15 ditë dhe po kaq gjykatës. Pra cikli, pa llogaritur apelin në hapin e parë mbyllet brenda muajit. Sipas paketës Anti-KÇK punonjësit e administratës do të duhet të bashkëpunojnë me këtë njësi për shkëmbimin e informacioneve për gjurmimin e parave të pista. Në rast se nuk do ketë bashkëpunim ata do të ndiqen penalisht dhe do të merren masa administrative deri në shkarkim nga detyra.

Kur ka dyshime mbi vendimin e gjyqtarit, sipas ligjit, shteti (Propozon ministria e Drejtësisë vendos KLP ose KLGJ) mund të kërkojë pezullimin e gjyqtarëve nga detyra dhe fillimin e hetimeve për ata.