Është arrestuar pedagogu, botuesi dhe analisti Henri Çili. Burimet për mediat televizive bëjnë me dije se ai është arrestuar për llogari të policisë së Gjirokastrës, me akuzën për korr upsion. Ai është shoqëruar në polici orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime për News24 tregojnë se bashkë me Çilin janë arrestuar dhe 7 persona të tjerë, mes tyre dhe një avokat, të cilët dyshohet se janë transferuar nën forca të shumta policore drejt Gjirokastrës. Ndërkohë ka dhe disa persona të shoqëruar. Arrestimet kanë ardhur pas hetimeve disa mujore nga prokuroria e rrethit të Gjirokastrës dhe dyshohet se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga bu rgu disa persona.