Mesfushori i fuqishëm i Le Harve Papa Alassane Gueye mund të jetë duke luajtur muajt e fundit në Ligue 1. Ai ka tërhequr vëmendjen e Sevilla, Udinese, Fiorentina dhe AC Milan, mesfushori defensiv tani kërkohet edhe nga Arsenali.
Topçinjtë thuhet të jenë shumë pranë marrëveshjes personale me lojtarin, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme. Klubi francez mund të pranojë ta shesë për 6 milionë euro për të mos e humbur me parametra zero.