Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.

Media pranë klubit kampion të Europës, “Liverpool Echo”, raporton se futbollisti i Zvicrës mund të vendosë t’i japë lamtumirën “Anfield” për shkak të dëmtimeve afatgjata në këtë sezon si dhe mundësisë që Liverpooli të blejë gjatë verës dy emrat e spikatur të futbollit gjerman dhe evropian, Jadon Sancho dhe Timo Werner.

Shaqiri u dëmtua në kofshë në shtator të vitit të kaluar dhe u kthye në muajin nëntor dhe sërish u detyrua të qëndrojë larg fushave për shkak të dëmtimit në pulpë e këmbës.

Ndryshe nga sezoni i kaluar ku kontribuoi në vazhdimin deri në fund të luftës për titullin kampion dhe fitoren e Ligës së Kampioneve, këtë sezon Shaqiri e ka patur të pamundur të japë kontribut thelbësor në rezultatet e mëdha të Liverpoolit.

Gjatë janarit, trajneri Jurgen Klopp bllokoi huazimin e tij.