Moderatorja Aulona Musta është tepër aktive në rrjete sociale dhe nuk nguron të ndajë të gjitha eksperiencat e saj me ndjekësit. Së fundmi ajo ka bërë një ndërhyrje estetike në hundë, dhe ka ndarë me etapa të gjitha momentet që pas ndërhyrjes dhe deri tek pamja e saj e re. Moderatorja ka vendosur të ndajë një tjetër detaj nga trupi i saj që e bën të ndjehet krenare, qukat në kurriz. Duke pozuar gjysmë e zhve shur me shpinë, Aulona Musta ka treguar me krenari një foto të nishaneve në kurriz, por një ndjekëse ka shpërthyer ndaj saj, duke e cilësuar një veprim të turpësh.
“Te them nje gje une ty,se ti me te vertet qe je nje budallacke e pa pare,nuk kam pare nje injorante si puna jote,ti don te ekspozosh veten tende dhe nxjerr gjdo dite budalliqe pa fund,na shpife pz me injorancat e tua,lere se pastaj as bukuri nuk ke kund qe te thojme ah cfare femre,me vjen keq por mos nxjerr gjdo dit budalliqe qe te shohim se na u merzite duke te pare”,- shkruan ndjekësja në rrjete sociale. Por, edhe moderatorja Musta ka një përgjigje për të tilla komente, dhe nuk nguron t’ja kthejë me ironi: “Tani ti je zoti burre? Apo zonja gru? Qe te di kujt ti drejtohem, jo per gje…Apo je Zoti Gru? Apo Zonja Burre?”