Moti i keq dhe erërat e forta që kanë goditur disa pjesë të Austrisë lanë sot mijëra banorë pa energji elektrike. Një zëdhënës i furnizuesit të energjisë elektrike në Austri deklaroi se 11 000 prej klientëve të tij nuk kishin energji elektike.

Zona Schaerding, e ndodhur pranë kufirit gjerman, ishte zona më e goditur. Erërat e fuqishme arritën në 110 kilometra në orë, duke shkaktuar rënien e pemëve, bllokimin e rrugëve, dhe dëmtimin e energjisë elektike.