Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me takim eurodeputeten Isabelle Santos, njëkohësisht reportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se gjatë takimit e i ka shprehur znj. Santos mirënjohjen ndaj BE-së për mbështetjen dhe suksesin e paimagjinueshëm të Konferencës së Donatorëve të 17 Shkurtit. Gjithashtu Balla gjatë takimit i shprehu eurodeputetes Santos angazhimin e palëkundër të Shqipërisë për të ecur përpara me axhendën e integrimit Europian.
Postimi i plotë: Pata kënaqësinë të prisja në një takim eurodeputeten Isabelle Santos, njëkohësisht reportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Së pari mirënjohje Bashkimit Europian për mbështetjen dhe suksesin e paimagjinueshëm të Konferencës së Donatorëve të 17 Shkurtit.
Gjatë takimit i shpreha raporteres Santos angazhimin e palëkundër të Shqipërisë?? për të ecur përpara me axhendën e integrimit Europian. Jemi në një moment vendimtar, ku ne presim dritën jeshile të Këshillit Euopian për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këshilli Europian i 26 marsit mund të jetë një datë e rëndësishme për të dy vendet tona.