Eli Dursun, agjenti i sulmuesit të Leganes Martin Braithwaite, besohet se ishte në Barcelonë dje për ta negociuar transferimin e klientit të tij te klubi katalonas si zëvendësues për Ousmane Dembelen. Për shkak të kohëzgjatjes të lëndimit të Ousmane Dembeles, Barcelona ia dha mundësia nga La Liga ta transferojë një lojtar nga brenda Spanjës, përkundër që është mbyllur afati kalimtar. Fillimisht gazeta spanjolle Mundo Deportivo raportoi për interesimin e Barcelonës për Braithwaiten, ndërsa më vonë RAC1 raportoi se agjenti i futbollistit ishte në kryeqytetin katalonas për ta negociuar transferimin.

Agjenti Dursun ka punuar edhe në të kaluarën me Barcelonës, pasi që ai është edhe agjenti i mesfushorit Frenkie De Jong, i cili arriti marrëveshje për të kaluar në Camp Nou nga Ajaxi në janar të vitit të kaluar, por qëndroi në Holandë deri në fund të sezonit. Barcelona i ka 15 ditë kohë për ta transferuar një lojtar, mirëpo klubi katalonas dëshiron ta përfundojë këtë kërkim sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që futbollisti ta fillojë punën me trajnerin Quique Setien dhe të jetë në dispozicion për ndeshjen e fundjavës kundër Eibarit. Drejtuesit e Leganes do ta lejojnë largimin e sulmuesit 28-vjeçar vetëm nëse paguhet klauzola për shkëputjen e kontratës së tij në vlerë prej 20 milionë eurosh.

Nëse transferimi i Braithwaites dështon, atëherë drejtuesit e Barcelonës dhe të tentojnë ta transferojnë Angel Rodriguezin e Getafes, i cili ka klauzolë për shkëputjen e kontratës në vlerë prej dhjetë milionë eurosh.