Barcelona ka humbur një tjetër talent të dalë nga “La Masia” e famshme. Bëhet fjalë për Marc Cucurellën, i cili po bën një sezon fantastik me Getafen. Këta të fundit kanë aktivizuar të drejtën e blerjejes për 6 milionë euro.

Klauzola e 21-vjeçarit do të jetë 25 milionë euro dhe në rast të një shitje në të ardhmen, Barcelona do të përfitojë 40% të shumës. Atletico Madrid dhe Arsenal janë ekipe që janë interesuar në merkaton e janarit për shërbimet e Cucurellës, i cili edhe sezonin e shkuar bëri mjaft mirë me fanellën e Eibar. Kështu, pas Carles Perez që u largua drejt Romës, tjetër talent i La Masias largohet pëfundimisht nga Barcelona.