Fitorja ndaj Getafes është shoqëruar me një moment të sikletshëm për klubin e Barcelonës. Faqja e tyre e Twitterit u hakua për të dytën herë në pak kohë nga hakerat.
Ata kanë lënë një post ku shkruajnë: “Përshëndetje, ne jemi OurMine. Mirë, kjo është hera e dytë, niveli i sigurisë është i mirë, por ende më i miri. Nëse doni që të siguroni profilin tuaj të Twitterit, kontaktoni me ne”, – shkruhej në post. Postimi u fshi pak minuta më vonë, por aq mjaftoi që ky status të bënte xhiron e rrjetit.