Lulzim Basha thotë se PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për përhapjen e koronavirus-it në vend. “Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë. Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore”, shkruan kreu i PD-së. Më tej vijon: “Duhet urgjent heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të koronavirus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë.”