Kryedemokrati Lulzim Basha, në kuadër të ndryshimit të strategjisë së komunikimit ka shkuar në një servis makinash. Ndryshe nga herët e tjera ku u shfaq në një video me pensioniste Verën, këtë herë ai zgjodhi të shkojë të takojë disa mekanikë.
“Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave. Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit”, shkruan Basha teksa shoqëron videon.
Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave. Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit.#PotëDëgjoj
Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 12. Februar 2020