Në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, Ministri i Shtetit për Parlamentin Arben Ahmetaj u shpreh optimist se forca politike ku bën pjesë do të fitojë mandatin e tretë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por ndërsa prezantonte procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, Ahmetaj tha se procesi tekniko ligjor po vijon dhe një pjesë e mirë e Bashkisë së Tiranës, do të mbarojë më 30 mars.
“Bashkisë së Tiranës ia kemi lënë 24 prillin jo më kot, se lali Erin e duam shumë dhe e kemi porosi nga kryeministri që mos ta lëmë pa gjumë siç rri edhe vetë dhe sic na lë ne, që të for cohet çik më shumë në të ardhmen. Lali Eri e kemi vërtet porosi, nuk kam c’të bëj, ti e di që unë jam shumë i kujdesshëm me porositë që lë kryeministri” – u shpreh Ahmetaj.