Bayern Munich është me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mundi bindshëm 3:0 Chelsean në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të martën në Londër. Serge Gnabry me dy gola dhe Robert Lewandowski me një gol e dy asiste shkëlqyen duke e mposhtur të vetëm skuadrën e Frank Lampard në Stamford Bridge.
Chelsea do ta ketë një mal për ta kapërcyer, kur ta vizitojë Bayernin në Gjermani për ndeshjen e kthimit më 18 mars, në përpjekje për ta arritur çerekfinalen. Vizitorët nga Gjermania e nisen takimin furishëm duke treguar për çfarë kishin ardhur, por nuk ia dolën të shënon në pjesën e parë, me gjithë rastet e shumta. Gnabry e theu mbrojtjen e të kaltërve në fillim të pjesës së dytë, duke i shënuar dy gola brenda tre minutave. Ai u asistua nga sulmuesi polak Lewandowski në të dy golat.
Lewandowski shënoi vetë për 3:0 një çerek lojë para fundit, duke e regjistruar golin e parë në fazën e eliminimit direkt pas plot dy vjetëve.