Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat së bashku me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, menjëherë pasi përfundoi Konferenca e Donatorëve.
Në fjalën e tij, Rama përmendi ndër të tjera edhe presidentin e Francës, Emanuel Makron. Rama u shpreh se falënderon Makronin, duke thënë se e di se mezi e ka pritur këtë event.
“Është e jashtëzakonshme sesi solidariteti u përhap dhe u shpërfaq një për një prej zemrës së Europës këtu në Bruksel, në një kontribut të jashtëzakonshëm nga BE, Italia, Gjermania, Turqia, Arabia etj. Padyshim nuk varet nga vlerat që dhanë, por matet me solidaritetin dhe nevojën prej zemre, për të treguar përmes pranisë kontributin. Është kaq e mrekullueshme që pas kësaj magjie ka njerëz. Do të doja të falënderoja të gjithë me gjithë zemër. E di se presidenti Makron e ka pritur me padurim për këtë eveniment sot, më përcolli urimin më të mirë dhe natyrisht e ndjesën që nuk ishte i pranishëm dot këtu. E më pas natyrisht kancelaren gjermane. Dua t’i them shumë faleminderit, sepse e di sa ka punuar për të bërë sa më shumë forca për mirë. Do doja të falënderoj Erdogan, edhe Muhamet Bin Zajed, që u angazhua me zemër. Ursula faleminderit për të gjithë, e tregon se pavarësisht se BE mund të na ngrejë nervat disa herë, por mbetet një projekt i mrekullueshëm”, deklaroi Rama.