David Beckham po planifikon të fuqizojë ekipin e Inter Miami.

Ish-futbollisti britanik mori drejtimin e klubit amerikan dhe së fundmi po mendon të transferojë dy lojtarë të njohur në elitën e futbollit amerikan, MLS.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, pronari i Inter Miamit synon të transferojë në këtë klub Luka Modricin dhe Edinson Cavanin.

Mesfushori kroat ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021, ndërsa sulmuesit uruguaian do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin gjatë verës që vjen.

Klubi nga Miami është i gatshëm t’u ofrojë rroga të majme dy yjeve të futbollit europian.