Mesfushori i Tottenham Hotspur, Dele Alli, shprehu zhgënjimin e tij pas zëvendësimit në ndeshjen e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig.
Klubi anglez u mposht në shtëpi me rezultat minimal 0-1 nga Leipzigu në takimin e parë të kësaj faze në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, humbja nuk ishte koke dhimbja e vetme për trajnerin Jose Mourinho.
Një problem i tillë i ka ardhur edhe nga ylli anglez i skuadrës, Dele Alli, i cili nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin nga portugezi.
Reprezentuesi anglez ishte larg të lumturit kur u zëvendësua nga Tanguy Ndombele në minutën e 64-të në mbrëmjen e së mërkurës.
Reagimi i tij plot zemërim u incizua nga tifozët dhe përveç gjesteve nga pakënaqësia, 23-vjeçari hodhi në stol një shishe me ujë dhe një nga këpucët e tij.
Shpërthimi i Allit u postua së shpejti në mediat sociale dhe shumë komentues u bënë pjesë e debatit duke e bërë viral këtë incident. /Telegrafi/
Dele Alli was not happy after being substituted against RB Leipzig pic.twitter.com/fPF0E1VuYe
— Jacko ?? (@KemarJM) February 19, 2020