Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme, duke bërë një hap pas, në raport me atë që ka deklaruar një ditë më parë. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se “ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj ba nde që nuk ka ditë që nuk përd hunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit”. Një ditë më parë, në konferencën e (jashtë)zakonshme për shtyp, Presidenti deklaroi se pasditen e 2 Marsit, të gjitha institucionet që ndodhen në Bulevard do ti ktheheshin popullit. Që do të thoshte se edhe Qeveria edhe Parlamenti do të “pus htoheshin” nga ata që si edhe ai e shohin Presidencën si të vetmin institucion që po mbron Kushtetutën e Shqipërisë dhe jo Ilir Metën nga shkarkimi.

Zbrapasja e Ilir Metës pa mbushur ende 24 orë nga kushtrimi që ai dha, lidhet e para me indiferencën e hatashme me të cilën u prit thirrja e tij nga qytetarët, mediat, mazhoranca dhe opinionbërësit në përgjithësi. Më shumë sesa një thirrje kundër Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste, ajo u pa si një luftë e brendshme e opozitës për lidership ndërkohë që Ilir Meta i ka ditët e numëruara në Presidencë. Zbrapsja e Ilir Metës lidhet edhe me paralajmërimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim në deklaratën e publikuar pas takimeve të saj me Ramën, Bashën dhe Metën. “Diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”,- tha ajo. Zbrapsja e Ilir Metës erdhi pasi Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk i bënë asnjë jehonë thirrjes së tij për 2 marsin. Ata nuk kanë deklaruar as mbështetjen e hapur e as indirekte. Kjo tregon se ajo që pretendon Presidenti i Republikës, nuk qenka një hall kombëtar siç po mundohet që ta paraqesi ai “besëlidhjen” e bulevardit, por një hall i tij personal. Që ka të bëjë me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe shkarkimin e tij më pas.

Ilir Meta u kujtua të rikthente një lëvizje që e kishte paralajmëruar që në nëntorin e 2019, pikërisht tani, për të eklipsuar suksesin e jashtëzakonshëm që Edi Rama arriti në Konferencën e donatorëve për rindërtimin nga tërmeti, ku siguroi 1.15 miliardë euro për Shqipërinë dhe pak ditë para ndezjes së dritës jeshile për çeljen e negociatave të Shqipërise me BE. Me operacionin Anti KÇK, me financimin e plotë të projektit të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe me çeljen e negociatave me BE, Edi Rama duket se e ka të garantuar mandatin e tij të tretë qeverisës. Kjo i ka trembur në palcë arm iqtë e tij, të cilët kanë filluar të kac afyten jo më për mazhorancën e ardhshme të Shqipërisë, por për atë se kush do ta ketë lidershipin në opozitë: Ilir Meta apo Lulzim Basha! Alpenews.al