“Narko-dikt aturat”, sipas Sali Berishës, ikin vetëm me revo lucion demokratik. Në një intervistë për 24-orë.info, ai shprehet i bindur se ky revo lucion do të bëhet nga qytetarët e Shqipërisë dhe se kryeministri Rama do të merr nd ëshkimin e merituar të historisë. “Kjo pakënqësi e madhe që ekziston do të vlojë një ditë dhe vli mi do të përvëlojë Edi Ramën”, është shprehur ai. Sa i përket manifestimit popullor të paralajmëruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Berisha ka thënë se të gjithë shqiptarët duhet t’i bashkëngjiten.
“Presidenti e ka thirrur manifestimin sepse jemi para një gru shti të shtetit, brenda shtetit, këto quhen gru shte shteti brenda shtetit kur një pjesë e pushtetit, një degë e pushtetit, merr pushtetin e degëve tjera. Në këtë rast, faktikisht, pasi që ka marrë çdo institucion të vendit pa përjashtim, (Edi Rama) po merr edhe kompetencat e presidentit”, ka deklaruar Sali Berisha. Sipas ish kryeministrit, çdo ditë që kalon pa prot esta është humbje e madhe.