Pas Gent Cakajt, dhe ministrja tjetër nga Kosova e kabinetit qeveritar shqiptar ka vizituar Prishtinën ku u takua me ministren e arsimit Hykmete Bajmari.

Shahini dhe Bajrami u dakordësuan në projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës si në atë të shkëmbimit të studentëve, nxënësve dhe pedagogëve.

Po ashtu Shahini prezantoi në Kosovë nismën ”Parlamenti i Nxënësve” dhe portalin ”Mësues për Shqipërinë”. Ajo tha se nisma është këshillati i saj në fuqizimin e zërit të të rinjve kurse portali cilësinë dhe meritokracinë në sistemin arsimor.

STATUSI I BESA SHAHINIT

Sot në Prishtinë me homologen time Hykmete N. Bajrami u dakordësuam në thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta mes Shqipërisë e Kosovës.

Prezantova nismën e “Parlamentit të Nxënësve” si këshilltarin tim në fuqizimin e zërit të të rinjve, si dhe portalin “Mësues për Shqipërinë” si mekanizmi që ka rikthyer tashmë në sistemin arsimor cilësinë, meritokracinë dhe transparencën.

Në vijim, do të intensifikojmë programin e shkëmbimit të nxënësve “Si N’Shtëpinë Tënde” dhe do të rrisim shkëmbimet e studentëve dhe pedagogëve për cilësi më të mirë të arsimit të lartë.