Me rastin e 100-vjetorit të kryeqytetit, Blendi Fevziu ka bërë një dhuratë ndryshe për qytetin ku u lind e u rrit, një dokumentar i realizuar për kryeqytetin, ku ndërthuret e shkuara me të tashmen. Mes personazheve në këtë dokumentar ishte edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili e njohu Fevziun me dy nga projektet e Bashkisë së Tiranës që kanë të bëjnë me ngritjen për herë të parë të një muzeu dedikuar kryeqytetit, si dhe një tjetër që do shërbejë si muze etnografik. “Hapi tjetër me 100-vjetorin e Tiranës ka të bëjë me shpronësimin e dy ndërtesave ikonë, që realisht kanë vlerë si ndërtesa e Sarajeve në qendër të Tiranës dhe ndërtesa tjetër, shtëpia që është brenda Kalasë dhe njëra besoj që do të jetë muzeu i qytetit dhe ndoshta tjetri një muze i etnografisë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë e prezantoi Blendi Fevziun edhe me zyrën e tij, por edhe me transformimin e Tiranës në një qytet metropolitan me 1 milionë banorë. “Sot në fakt ne mezi presim censusin që do të bëhet në 2020. Nëse bëjmë një mbledhje aritmetike të ish 27 njësive ne jemi sot mbi 1 milion banorë. Ne kemi një rritje demografike 25 deri në 30 mijë. Disa vite kemi pasur 27 disa vite 30, pra në Tiranë shiten çdo vit rreth 5-6 mijë apartamente. Është plani urbanistik i viteve 20-të, po të shikosh në mure shikon përshembull shtëpitë e njerëzve me emër në planin urbanistikë(letrat murale në murin e zyrës së Veliajt). Shtëpia e gjithës secilit në atë, pra në atë që ne quajmë sot sistemi i “gis”. Sistemi gis nënkupton që në mënyrë elektronike atëherë bëhej manualisht dhe ishte relativisht e saktë. Së pari sepse zyra vizitohet jashtë mase kryesisht nga fëmijët. Ne kemi një plan çdo ditë në Bashkinë e Tiranës vjen një klasë e një shkolle që mund ti bëjnë kryetarit të Bashkisë çfarë pyetje të duan. Nga si mbillen pemët, prej nga vjen uji tek sa kënde lodrash ka Tirana, si mund të bëhem kryetar bashkie. Kështu që duam që fëmijët të lidhen me një nga objektet. Secili nga objektet vjen nga një vend i caktuar, ka një histori, o të udhëtimeve të mia një tjetër pasion i imi ose të atyre që kanë vizituar zyrën dhe duan të lënë një nishan”, tha Veliaj.