10 makina luksoze janë sekuestruar dhe 9 persona janë shoqëruar në një operacion blic nga policia që filloi pasditen e djeshme. Policia ngriti disa pika kontrolli në akse të ndryshme të rrugëve nacionale të qarkut të Gjirokastrës mbrëmejn e djeshme. Nga operacioni u sekuestruan 10 makina luksoze me probleme në dokumentacion si dhe u shoqëruan 9 persona. Indetitetet e të shoqëruarve ende janë bërë të ditur por bëhet me dije se dhjetëra efektivë policie janë në terren dhe se janë vendosur edhe disa pika kontrolli në akse të ndryshme të rrugeve nacionale të këtij qarku.
Kujtojmë se dje ka qenë i pranishëm drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu ku ka bërë analizën vjetore. Porosia e tij ishte, “sa më shumë pika kontrolli për te goditur mjetet e parregullta dhe ato të luksit, si dhe ndalimin e personave në kërkim“. Operacioni pritet që të vijojë edhe në ditët në vazhdim, jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në qarqet e tjera.