3 aks idente rrugore janë regjistrua ditën e sotme në Korçë. Ajo që mendohej të ishte një fundjavë e bukur është kthyer në makth për vizitorët që erdhën në Dardhë të Korçës.
3 ak sidente u shënuan në hyrje të fshatit për shkak të pranisë së borës dhe akullit por edhe për mos përdorim të zinxhirëve.
Mes mjeteve të dëm tuara ishte edhe ai i kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, raporton Ora.
Ata që kishin zgjedhur Dardhën për të kaluar fundjavën nuk e kishin të lehtë të mbërrinin deri në fshatin turistik këtë të shtunë.
Në pjesën fundore, dëbora ishte shndërruar në akull dhe vështirësonte qarkullimin për mjetet nuk ishin të pajisura me zinxhirë.
Për pasojë nuk munguan as ak sidentet.
Mes mjeteve të dëmtuara ishte edhe ajo e kryetarit i LZHK, Dashamir Shehi.
Fluksi i turistëve ishte i pritshëm pas reshjeve të dëborës, por duket se masat nuk ishin marrë.
ARRSH ia faturoi fajin bashkisë Korçë e cila ka në juridiksion këtë rrugë.
Vështirësi për shkak të ngricave në orët e para të mëngjesit kishte edhe në Rrugën e Qarrrit dhe Atë të Liqenasit.
Ndërsa në akset e tjera qarkullimi ishte pa probleme./ Korrieri