Teksa vijon operacioni forca e ligjit, dy shtetasve të tjerë u duhet të deklarojnë pasurinë e tyre. Kështu bëhet fjalë për Leko Durdan, banues në Tiranë, i dë nuar për veprat penale “Krijimi i ba ndës së ar matosur dhe organizatës kr iminale”, “Ar mëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kri minale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim dhe Arben Bërballa, banues në Tiranë, i dë nuar për veprat penale “Krijimi i ba ndës së ar matosur dhe organizatës kr iminale”, “Ar mëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.