Qeveria mbështet certifikimin e produkteve bujqësore me standardet europiane, si faktor të rëndësishëm në nxitjen e eksporteve të sigurt ‘made in Albania’, drejt tregjeve ndërkombëtare. Skema Kombëtare për mbështejen e Bujqësinë 2020, me fonde nga buxheti shtetit adreson subvencionimin e fermerëve për implementimin dhe certifikimin me Global GAP të produkteve bujqësore, në masën 50% të vlerës totale të faturës tatimore.

Sipas kritereve të përcaktuara, me vendim të qeverisë, përfitojnë financim të gjithë fermerë që aplikojnë certifikimin Global GAP, por jo më shumë se 175 000 lekë, në perime, fruta, rrush, ullinj dhe agrume, në sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 hektarë. Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2020 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zëri “Transfertë në buxhetet familjare” do të përdoret për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale, të prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara e subvencionimit të çmimit të plastmasës; shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike; certifikimin e produkteve bujqësore dhe fermave organike; mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.